3862 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca priti diplomatin Kostilník, flasin për njohjen dhe zyrën e Kosovës në Sllovaki

Prishtinë, 13 mars 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, të premten ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, z. Ratsillav Kostilník.


Takimi me diplomatin sllovak, sipas Ministrit, ishte i rëndësishëm për raportet midis dy vendeve.  “Ndër tjera e njoftova z. Kostilník se kam pasur takime edhe me ministrin e tij, homologun tim sllovak, z. Miroslav Lajçak, të cilit, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i kam kërkuar që Sllovakia ta njoh Republikën e Kosovës”.

Poashtu, z.Konjufca i ka bërë të ditur z. Kostilník se Republika e Kosovës nuk do ta mirëpres nëse z.Lajçak do të emërohej emisar i Bashkimit Evropian për dialog, në një mision të përbashkët, edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Qeveria e Kosovës nuk është gatshme të bisedojë për territorin e Republikës së Kosovës, apo autonomi për serbet, por është e gatshme të bashkëpunojë me serbët, të cilët jetojnë në Kosovë, dhe t’i ndihmojë dhe përkrahë si të gjithë qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës”, tha Ministri.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit janë pajtuar poashtu se duhet filluar sa me shpejtë bashkëpunimi më i ngushtë ekonomik midis dy vendeve, dhe se të dy palët do të punojnë intensivisht në gjetjen e modaliteteve për hapjen e zyrës përfaqësuese të Republikës së Kosovës në Sllovaki.

Foto Galeria