3864 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca kërkon ndihmën e shefit të diplomacisë së BE-së për lirimin e Mehemtajt nga burgu në Serbi

Prishtinë, 14 mars 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. GlaukKonjufca, i është drejtuar me një letre shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, z. JosephBorell, duke e njoftuar për shqetësimin rreth arrestimit të shtetasit kosovar, z. NezirMehmetaj.


Në vijim, mund ta lexoni letrën e plotë të Ministrit Konjufca drejtuar shefit të diplomacisë evropiane:    


I nderuari zoti Borell,

Po Ju shkruaj për të ngritur shqetësimet e mia për arrestimin e qytetarit kosovar, zotit NezirMehmetaj, nga autoritetet serbe.

Më 3 janar 2020, zoti NezirMehmetaj u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare midis Serbisë e Kosovës, në Merdare. Gjatë kohës së arrestimit, zoti Mehmetaj po kthehej nga qyteti i Nishit të Serbisë, ku ai e kishte shoqëruar nënën e tij për një ekzaminim mjekësor.

Që nga arrestimi zoti Mehmetaj është në mbajtje në Burgun Qendror në Begrad, ndërsa Prokuroria Serbe e Krimeve të Luftës në Beograd është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

Familja e zotit Mehmetaj ka deklaruar që NezirMehmetaj bashkë me familjen e tij të ngushtë ka jetuar në Zvicër rreth 30 vjet. Sipas avokatit, që e ka angazhuar familja e tij, i cili e ka përcjellë arrestimin e zotit Mehmetaj, Zyra e Prokurorit ka riintervistuar apeluesin, banor i Gjermanisë, dhe apeluesi nuk e akuzon zotin Mehmetaj si të përfshirë në këtë rast. Deklarata e apeluesit, që është në favor të zotit Mehmetaj, nuk i është paraqitur gjykatës kompetente në Beograd nga Prokuroria gjatë tre muajve të fundit. Meqë zoti Mehmetaj vuan nga diabeti, gjatë kohës në mbajtje, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dukshëm.

Përveç kësaj, zoti Mehmetaj është mbajtur për tre muaj pa asnjë rast të konfirmuar kundër tij, dhe përderisa provat në favor të tij nuk po konsiderohen, rasti qartazi paraqet shkelje të të drejtave ndërkombëtare te garantuara të njeriut.

Prandaj do t'ju isha shumë mirënjohës nëse Ju do të përdorni autoritetin Tuaj që të ndërhyni, me qëllimin që zoti Mehmetaj të lirohet nga burgu i Serbisë.

Prishtinë, 14 mars 2020

Foto Galeria