3865 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca priti ambasadorin japonez,jorezident ne Kosovë, z. Mizutani

Prishtinë, 13 mars 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. GlaukKonjufca, ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë të akredituar në Kosovë si ambasador jorezident, z. AkiraMizutani.

“Së bashku kemi zhvilluar një bisedë shumë miqësore për marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Padyshim që i kam vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet në mes të dy vendeve, duke e falënderuar Qeverinë e Japonisë për mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit, tha Ministri.

z. Konjufca ka përgëzuar qeverinë japoneze për iniciativën për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe ka shprehur bindjen se kjo do të rezultojë me thellimin e bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor.

Ambasadori Mizutanika uruar Ministrin Konjufcapër marrjen e detyrës dhe krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës duke shprehur bindjen se hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i mëtejmë i thellimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

z. Mizutani ka ftuar Ministrin Konjufcaqë të vizitojë Japoninë, ftesë të cilën shefi i diplomacisë kosovare e ka mirëpritur me kënaqësi.

Foto Galeria