Baner | Ministria e Puneve te Jashtme

Informata për qytetarët e huaj për hyrje në Republikën e Kosovës

11 shkurt 2021

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

  1.  Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
  2.  Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:
    2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;
    2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;
    2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
    2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;
  3. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
  4. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.


Konsultoni faqen e EDCD-së, nëse vendi juaj është në listen e vendeve me rrisk të lartë:
https://qap.ecdc.europa.eu/public/extensions/COVID-19/COVID-19.html#global-overview-tab.
_______________________

Për më shumë informata rreth parandalimit dhe përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovë, ju lutem drejtohuni tek:

Zyra e Kryeministrit:https://kryeministri-ks.net/dokumente/

Ministria e Shëndetësisë: https://msh.rks-gov.net/njoftimi-per-coronavirus/

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike:  https://niph-rks.org/informata-rreth-covid-19/

Kosovo Health - Ministria e Shëndetësisë: https://kosova.health/

Për më shumë, telefononi në:
+383 (0)38 200 80 800