Detyrat dhe përgjegjësitë Departamentit për Çështje Ligjore dhe Traktate janë:
- Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve të politikave/strategjike nga fushëveprimi i Ministrisë;
- Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë;
- Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës;
- Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet, si vijon:
- Divizioni për Çështje Ligjore;
- Divizioni për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare;
Divizioni për Çështje Ligjore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Ligjore janë:
- Ofron këshilla ligjore për të gjitha strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfshirë misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, nga fushëveprimtari e Ministrisë, sipas kërkesës dhe të ndryshme nga ato të përcaktuara për Divizionin për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare;
- Ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit nga fushëveprimtaria e Ministrisë;
Divizioni për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare janë:
- Ofron këshilla ligjore lidhur me interpretimin e traktateve ose marrëveshjeve ndërkombëtare;
- Ofron këshilla ligjore për procedurat që ndërlidhen me negociimin, nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve dy apo më shumë-palëshe;
- Mirëmban bazën e të dhënave me informacionet që ndërlidhen me traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare;
- Mirëmban origjinalin e tekstit të nënshkruar të traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura në emër të shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me autoritetet relevante.
Drejtor: Jetish Jashari
Tel: 038 200 77027
E-mail: jetish.jashari@rks-gov.net