3927 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla kërkon nga Ambasadorja Britanike në NATO iniciimin e dialogut politik për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike

Bruksel, 26 qershor 2020 – Mbretëria e Bashkuar mbetet aleat yni i përhershëm, në veçanti në fushën e sigurisë. Kështu tha të premten në Bruksel, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin që kishte me Përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, znj. Sarah MacIntosh.

Në këtë takim të përzemërt, u diskutua për rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s në Kosovë, nga misioni i çlirimit, rindërtimit, pavarësisë, dhe tani kur edhe Forca e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës janë rreshtuar krahas aleatëve si kontribues të sigurisë, paqes, dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.

Ministrja Haradinaj-Stublla e njoftoi Ambasadoren MacIntosh edhe për përpjekjet, tani të intensifikuara të Republikës së Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike, duke kërkuar inicimin e dialogut politik, që në përputhje me obligimet dhe përgjegjësitë do të siguronte integrimin e Kosovës në NATO.

Foto Galeria