3929 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj – Stublla zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Italisë në NATO

Bruksel, 27 qershor 2020 – Roli i Italisë si aleate e qëndrueshme e Kosovës në proceset tona është dëshmi e partneritetit afatgjatë dhe orientimit të përbashkët euro-atlantik, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin që zhvilloi në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të Italisë në NATO, ambasadorin Francesco M. Talo.

Ministrja Haradinaj Stublla gjatë bisedës me Ambasadorin Talo theksoi se mbështetja e Kosovës nga ana e Italisë, për anëtarësim të plotë në Aleancën Veri – Atlantike, është hap i duhur dhe i nevojshëm.

“Vendi ynë zotëron të gjitha kapacitetet institucionale e ushtarake për të qenë në krah me aleatët e NATO-s, në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në funksion të mbrojtjes kolektive dhe menaxhimit të krizave kurdo që kërkohet nga NATO”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Në këtë takim, Ministrja Haradinaj – Stublla e njoftoi Përfaqësuesin e Përhershëm të Italisë në NATO edhe për zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike në vend, duke shprehur qëndrimin e qartë, për të vazhduar partneritetin me Italinë, në të të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Takimi me Ambasadorin Talo u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Ministres Haradinaj-Stublla në Bruksel.

Foto Galeria