3984 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me Ministrin Le Drian, shprehet gatishmeria për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror Kosovë – Francë

Prishtinë, 30 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, zhvilloi përmes telefonit një bisedë përmbajtësore dhe miqësore me homologun e saj francez, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

 

“E falënderova Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, dhe riktheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në aspektet e interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradinaj - Stublla.

 

Përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për dialogun Kosovë - Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila sipas kryediplomatës Haradinaj – Stublla, ka rëndësi strategjike për Kosovën dhe është në interes të vlerave evropiane për rajonin.

 

 

 

Foto Galeria