3992 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me homologun finlandez Haavisto, Kosova ka bërë koncesione të mjaftueshme me Pakon e Ahtisaarit

Prishtinë 7 gusht 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që shteti i Finlandës ka dhënë për integrimin evropian të Kosovës, veçanërisht për përkrahjen e vazhdueshme për lëvizjen e lirë në zonën Shengen të qytetarëve të Kosovës.

 

Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç‘rast Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se shteti i Kosovës ka bërë koncesione të mjaftueshme me Pakon e Ahtisaarit, dhe se tani është radha e Serbisë të angazhohet seriozisht për marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Foto Galeria