3996 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me homologun e saj Al Zayani, zotohen për konsolidimin dhe fuqizmin e urave të miqësisë mes Kosovës dhe Bahreinit

Prishtinë 12 gusht 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj - Stublla, ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.

“E falënderova z. Al Zayani për përkrahjen e Mbretërisë së Bahreinit për Republikën e Kosovës, dhe u zotuam për konsolidimin dhe fuqizimin e urave të miqësisë mes vendeve tona, duke thelluar kështu edhe bashkëpunimin bilateral”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj videokonference, Ministrja Haradinaj – Stublla dhe Ministri Al Zayani biseduan edhe për çështje aktuale politike, dhe u pajtuan që stabiliteti afatgjatë rajonal arrihet vetëm kur palët angazhohen për paqe të qëndrueshme mbi parimin e respektit të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Foto Galeria