3998 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla uron popullin e Pakistanit për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë 14 gusht 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës Islamike të Pakistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta me rastin e 73 vjetorit të pavarësisë, Ministrja Haradinaj – Stublla tha se Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Pakistanit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika Islamike e Pakistanit më 25 dhjetor të vitit 2012, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 27 janar 2013.

 

Foto Galeria