4001 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla uron popullin e Lihtenshtajnit për Ditën Kombëtare

Prishtinë 15 gusht 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Principatës së Lihtenshtajnit me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për 80 vjetorit festimit të kësaj dite, Ministrja Haradinaj – Stublla tha se Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë me shtetin e Lihtenshtajnit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Principata e Lihtenshtajnit më 25 mars të vitit 2008.

 

Foto Galeria