4003 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, do të takohet me zyrtarë të lartë të Shtetit

Prishtinë, 16 gusht – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të realizojë vizitën e parë të saj zyrtare si shefe e diplomacisë së Republikës së Kosovës.  

“Përtej Atlantikut, bashkë me Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi, arritëm në tokën e bekuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Ministrja Haradinaj – Stublla, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme vizitën dhe takimet që do të ketë me zyrtarët e lartë të Shtetit, të aleatit kryesor, historik, të Kosovës.

“Me qëllim të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve tona bilaterale, dhe të forcimit të koordinimit të politikës së jashtme të Kosovës me atë të SHBA-ve, do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, me Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage’”, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Gjatë vizitës në Washington dhe New York, Ministrja Haradinaj – Stublla do të takojë bashkatdhetarë dhe përfaqësues të organizatave shqiptaro-amerikane, për të diskutuar prioritetet e përbashkëta politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave të Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.

 

Foto Galeria