4034 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla uron popullin e Principatës së Andorras për Ditën Kombëtare

Prishtinë, 8 shtator  2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Principatës së Andorras me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti, ministrja Haradinaj Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e  marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Andorras.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Andorra  më 8 qershor të vitit 2011, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 14 shtator 2011.

Foto Galeria