4046 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla uron popullin e Hondurasit për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë 15 shtator 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hondurasit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 199 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Hondurasit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Hondurasit më 3 shtator të vitit 2010. Ndërsa të dy vendet, kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 2 dhjetor të vitit 2010.

Foto Galeria