4051 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla bisedoi me Ministrin e Jashtëm irlandez, kërkon që Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 16 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike shumë përmbajtësore me Ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney.


Kryediplomatja Haradinaj Stublla, pasi shprehu mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë, e njoftoi Ministrin Coveney për Marrëveshjen e Uashingtonit, dhe kërkoi që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministri Coveney më konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Irlandës për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se anëtarësimi në BE do të ketë efekt të fuqishëm transforumes dhe ndikim të madh stabilizues në rajon”.

“U pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin bilateral për të forcuar lidhjet tona politike e ekonomike, dhe të orientojmë rininë e Kosovës drejt BE-së - në shtëpinë e tyre natyrale, gjeografike e politike”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Foto Galeria