4075 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kryediplomatja Haradinaj takon ambasadorin italian në Kosovë, kërkon që Italia të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 21 shtator 2020- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla e ka pritur në takim informues ambasadorine Italisë në  Kosovë Nicola Orlando.

 

Duke i shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian, ministrja Haradinaj Stublla ka kërkuar nga ambasadori Orlando që Italia të jetë zë i fuqishëm në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

“E prita sot në një takim informues Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. 

Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e Italisë në proceset tona vendimtare. Kërkova nga Ambasadori Orlando që Italia të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.”, është shprehur Haradinaj Stublla.


 

Foto Galeria