4081 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla bisedoi me homologun grek Dendias, konfirmohet mbështetja e Greqisë për përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe fuqizimin e perspektivës eurointegruese të rajonit

Prishtinë, 23 shtator 2020 – Në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, sot mbajti një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se homologu grek i ka konfirmuar mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit.

“Me Ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Shefja e diplomacisë Haradinaj Stublla tha po ashtu se në bisedë me homologun grek Dendias u theksua nevoja e thellimit të marrëdhenieve dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik midis Kosovës dhe Greqisë.

 

 

Foto Galeria