4085 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla takoi ambasadorin Abbott, thekson nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 24 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikë së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur të enjten në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z.Nicholas Abbott.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla me Ambasadorin Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe shkëmbyen pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, si dhe implementimin e saj.

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë takimi me Ambasadorin britanik, z.Nicholas Abbott. Theksova nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Gjatë këtij takimi, shefja e diplomacisë Haradinaj Stublla falënderoi z.Abbott për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht përmes Bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar.




 

Foto Galeria