4111 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për Shtyp / Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Republikës së Fixhit për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 10 tetor 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Fixhit për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti të Paqësorit, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Fixhit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Republika e Fixhit më 19 nëntor 2012, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën më 13 shkurt 2013.

Foto Galeria