4117 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla priti kryesuesen dhe anëtaret e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, dakordohen për fuqizimin e agjendës në funksion të interesit shtetëror

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të martën priti në takim kryesuesen e Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, deputeten Time Kadrijaj, bashkë me dy anëtaret e këtij komisioni, deputetet Ariana Musliu – Shoshi dhe Fidan Jilta.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se i ka njoftuar hollësisht deputetet për punën e deritanishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke diskutuar të gjitha aspektet e fushëveprimit diplomatik të Kosovës dhe planet për fuqizimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës.

“U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndër-institucional, në funksion të avancimit të interesit shtetëror të Kosovës në përfaqësimin jashtë vendit”, tha shefja e diplomacisë Haradinaj-Stublla.

 

 

Foto Galeria