4119 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim ambasadoren e re holandezeLobbezoo, gatishmëri për bashkëpunim të shtuar në funksion të finalizimit të suksesshëm të procesit për liberalizimin e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo.

 

“Pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë. E sigurova znj.Lobbezoopër gatishmërinë e plotë të Kosovës për të avancuar marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme në një nivel bashkëpunimi më të lartë, specifikisht në fushat e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në mënyrë që të finalizojmë suksesshëm procesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

 

Përveç kësaj, kryediplomatja Haradinaj-Stublla dhe ambasadorja Lobbezoo në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së fundit në Holandë, kanë diskutuar edhe për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Foto Galeria