4133 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla bisedoi me homologun nga Luksemburgu, e falënderon për mbështetje në procesin e liberalizimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun nga Luksemburgu, z.Jean Asselborn, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj sot një thirrje telefonike me homologun tim nga Lugsemburgu, z.Asselborn, me të cilin biseduam për të ardhmen Evropiane të Republikës së Kosovës dhe mundësitë e finalizimit pozitiv të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ku gëzojmë mbështetjen edhe të Luksemburgut”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare ka falënderuar ministrin Asselborn për mbështetjen që shteti i Luksemburgut i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, duke shprehur vullnetin për të thelluar bashkëpunimin bilateral e diplomatik mes dy vendeve.

“I shpreha homologut falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për proceset e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës, si dhe vullnetin tonë për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin bilateral politik dhe diplomatik.”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Foto Galeria