4207 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon Ambasadorin Abbott për vizitën në Prekaz


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin biseduan mbi zhvillimet e fundit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

 

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi Ambasadorin për vizitën në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe mesazhin e fuqishëm që përçoi atë ditë vizita e tij.

 

Ajo u shpreh se ky mesazh i fuqishëm erdhi në kohën kur Kosova dhe populli i saj po përballen me një qasje revizioniste ndaj vuajtjeve dhe sakrificave të shkaktuara nga gjenocidi serb në Kosovë.

 

Ambasadori Abbott rikonfirmoi që Britania e Madhe mbetet mbështetëse kryesore e Kosovës në të gjitha proceset e shtet-konsolidimit, duke nënvizuar edhe mbështetjen e madhe që i jep çështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe kërkesës së vazhdueshme për drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës.

 

 

 

Foto Galeria