Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një video-mesazhi, ka inkurajuar të gjithë bashkëatdhetarët me banim jashtë vendit, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që mbahen më 14 shkurt. Për më shumë, ndiqeni të plotë mesazhin e Ministres Haradinaj-Stublla: