4305 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron 13 vjetorin e pavarësisë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj.Meliza Haradinaj-Stublla, uroi popullin e Kosovës për 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Rrnofsh e festofsh gjithmonë Kosova jonë. Urime 13 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Në këtë ditë feste e gëzimi, që shënon një prej arritjeve kulmore të popullit tonë, nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Konsullatës sonë në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizohet sot manifestimin në shënim të kësaj dite. 

Një fjalë përshëndetëse do të mbajë Ministrja Haradinaj-Stublla ndërsa folësit tjerë janë: znj. Kim Reynolds, Guvernatore e Iowa, Joni Ernst, Senatore e SHBA dhe Gjenerali amerikan, Timothy Orr (i pensionuar).

Foto Galeria