4309 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Shën Luçias për Ditën e Pavarësisë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj.Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Shën Luçias, me rastin e festës së 22 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë. 

Në  urimin dërguar homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Allen Michael Chastanet, i cili njëherësh është edhe kryeministër i shtetit Shën Luçia, Ministrja Haradinaj-Stublla ka uruar mirëqenie dhe prosperitet për popullin mik, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e saj për të forcuar bashkëpunimin dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe, në të gjitha çështjet me interes të përbashkët.  

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shën Luçias për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare, sipas shefes së diplomacisë kosovare, shihet nga të dyja vendet si hap përpara drejt forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera tashmë.

“Prandaj, jam e përkushtuar të vazhdojmë tutje dikutimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral, në të gjitha fushat me ndikim ndikim pozitiv në vendet tona”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla, duke uruar paqe dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin mik të Shën Luçias.

Shteti ishull në pjesën lindore të Detit të Karaibeve, Shën Luçia, e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 19 gusht të vitit 2011, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve.  
 

Foto Galeria