4317 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Republikës së Bullgarisë për Ditën e Çlirimit


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, institucionet dhe popullin e Republikës së Bullgarisë, me rastin e Ditës së Çlirimit.  

Shefja e diplomacisë kosovare, uroi popullin mik bullgar për  shëndet, mirëqenie dhe prosperitet, ndërsa ka shprehur edhe  mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë ndaj forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si dhe në rrugën integruese të saj.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Bullgarisë gëzojnë një marrëdhënie të fortë, ndërsa popujt tanë një miqësi të përhershme. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Bullgarisë në rrugën tonë të shtet-ndërtimit dhe tanimë edhe drejt rrugës të integrimit të plotë Euro-Atlantik.”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Republika e Bullgarisë është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në 20 Mars 2008, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në 11 qershor 2009.

Foto Galeria