4330 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando


Në vazhdën e takimeve  me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, të martën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z. Nicola Orlando. Me të është biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  

Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e pakursyer të Italisë, dhënë Kosovës, në veçanti për përkrahjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimit në NATO. 

“Marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë janë të shkëlqyeshme, mirëpo duke pas parasysh miqësinë e vjetër midis popujve tanë, mund të bëhet edhe shumë më tepër në thellimin e raporteve tona, në fushat të ndryshme, në të mirën e të dyja vendeve tona”, ka theksuar ministrja Gërvalla. 

Në takimin me ambasadorin Orlando, ministrja Gërvalla foli edhe për situatën aktuale me Covid-19, si dhe nevojën për ndihmë, në mënyrë që edhe Republika e Kosovës ta luftojë këtë pandemi në hap me shtetet tjera evropiane.

Foto Galeria