4339 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim ambasadorin slloven Bertoncelj


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Bertoncelj.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Bertoncelj për kontributin e shtetit slloven në shtetndërtimin e Kosovës, duke vlerësuar lartë raportet mes të dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Gjatë këtij takimi, ambasadori slloven rikonfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të përkrahur Kosovën në proceset integruese evropiane, marrë parasysh se nga korriku i këtij viti Sllovenia do ta kryesojë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ministrja Gërvalla, me këtë rast theksoi edhe përcaktimin e Republikës së Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.   
 

Foto Galeria