4396 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin hungarez Bencze

Prishtinë, 3 qershor 2021 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, ka pritur në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. József Bencze, dhe zëvendës ambasadorin, z. Béla Bozsik.

 Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin për aktivitetet e shumta kulturore që Hungaria ka realizuar në Kosovë, veçanërisht në fushën e arsimit me ndarjen e bursave “Stipendium Hungaricum” për studentët e Republikës së Kosovës.

“Me shumësinë e aktiviteteve të paralajmëruara kulturore, sidomos në fushën e muzikës dhe sportit, përveç thellimit të marrëdhënieve me shtetin hungarez, Kosova do të vendoset në qendër të organizimeve rajonale”, është shprehur zëvendësministri Ahmeti.

Ambasadori Bencze shprehu gatishmërinë për ofrimin e ndihmës për të mësuar nga përvoja e Hungarisë në diplomacinë ekonomike, si dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për Kosovën edhe në të ardhmen.

Zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Bencze u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen.

Foto Galeria