4400 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla takoi ministrin për Evropë të Gajanës, George Hallaq

Prishtinë, 9 qershor 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur në takim z.George Hallaq, përfaqësues personal i Presidentit të Gajanës, si dhe ministër për Evropën Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, nga Republika e Gajanës.

Gjatë këtij takimi palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Po ashtu biseduan edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe procesin e njohjeve të reja, për çka ministri Hallaq theksoi se shteti i tij është përkrahës i Kosovës.

Foto Galeria