4427 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Njoftim për opinionin publik rreth aksidentit të djeshëm në Kroaci

Prishtinë, 26 korrik 2021 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara sot deri në orën 14:00, mësohet se janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.

Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.

Foto Galeria