4429 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gërvalla zhvillon takim virtual me homologen e saj nga Guinea Bissau

Prishtinë, 28 korrik 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim virtual me homologen e saj nga Guinea Bissau, znj.Suzi Carla Barbosa.

Së bashku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh me qëllim të krijimit të marrëdhënieve bilaterale në fusha me interes të përbashkët. U theksua nevoja për shkëmbime në fusha si kultura dhe ekonomia.

Gjithashtu biseduan rreth sfidave me të cilat po përballen vendet si pasojë e pandemisë Covid-19.

Foto Galeria