4438 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla premton përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara në aktivitete institucionale  


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare Hendikos, Shoqata e të Verbërve dhe ajo e të Shurdhërve, ku është diskutuar për situatën e gjithmbarshme, në të cilën ndodhen personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. 

Ministrja Gërvalla fillimisht është njoftuar rreth mundësive, sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat nga të cilat përfaqësohen ata. Ajo është zotuar për bashkëpunim dhe përfshirje sa më të madhe të të gjitha kategorive të aftësive të kufizuara në aktivitete institucionale.

Znj. Gërvalla ka theksuar se do të procedojë sa më parë me përmbushjen e obligimit ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilët do të jenë
të përfshirë në reformën e brendshme të MPJD-së

Foto Galeria