4442 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gërvalla bisedon me homologen nga Senegali, dakordohen për bashkëpunim ekonomik


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim virtual me homologen e saj nga Republika e Senegalit, znj. Aïssata Tall Sall.
Ministrja Gërvalla, ka falënderuar kryediplomaten e Senegalit për bashkëpunimin dhe raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve. Senegali është vendi i parë në kontinentin afrikan që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ministrja Gërvalla ka vlerësuar faktin që ky shtet ka mbështetur Kosovën vazhdimisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi palët janë dakorduar që të shohin mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet marrëveshjeve konkrete. Shkëmbimet tregtare, eliminimi i taksave të dyfishta janë parë si hapa fillestar që mund të ndërmerren në raportin dypalësh.

Temë diskutimi ishte edhe çështja e menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Nga ana e saj, ministrja e Jashtme e Senegalit, znj. Aïssata Tall Sall, ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të shtetit të saj karshi Kosovës, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe procese të tjera.


 

Foto Galeria