4444 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla merr pjesë në shënimin e 30 vjetorit të aksionit të parë të Gueriles së Llapit


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të aksionit të parë të armatosur mbi forcat policore serbe të organizuar nga Guerila e Llapit, më 9 gusht të vitit 1991 tek “Qershiat e Llapashticës”, në Komunën e Podujevës. 

Me këtë rast është zbuluar një pllakë përkujtimore në shtëpinë nga e cila është realizuar aksioni.

Në fjalën e saj të rastit, ministrja Gërvalla shprehu respektin e pakufi për të gjithë ata që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me mjete politike dhe ushtarake e që në fund kulmoi me luftën e hapur të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s dhe aleatëve që sollën lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ministrja Gervalla theksoi obligimin e Qeverisë dhe institucioneve të shtetit që Kosova të ndërtohet ashtu siç̧ e deshën heronjtë, duke e bërë shtet të zhvilluar e demokratik ku funksionon rendi dhe ligji për të gjithë njësoj.

Nga kryetari i organizatës Guerilja e Llapit, z. Hasan Zeneli, ministres Gërvalla iu dha mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj çështjes kombëtare. 
Në këtë tubim morën pjesë z.Halit Konushevci babai i heroit Ilir Konushevci, z. Hetem Ajeti pjesëtar në aksionin e parë gueril, profesori Rexhep Gjergji dhe shumë personalitete tjera.

Foto Galeria