4453 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti takoi ushtruesin e detyrës së Ambasadorit italian z. Ugo Ferrero


 Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z.Kreshnik Ahmeti, priti në takim ushtruesin e detyrës së Ambasadorit italian, z. Ugo Ferrero. Zëvendësministri Ahmeti e uroi z. Ferrero për marrjen e detyrës së tij dhe e njoftoi për punët që po bëhen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Z. Ferrero falënderoi Ahmetin për pritjen dhe e siguroi atë për disponueshmërinë dhe mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit italian karshi Republikës së Kosovës.
 Duke përshëndetur marrëdhëniet e ngushta mes vendeve tona, të dy u pajtuan që të vazhdojnë komunikimet intensive rreth rritjes së kapaciteteve diplomatike në përgjithësi.

Foto Galeria