4459 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve të Kosovës me Zvicrën


Prishtinë, 2 shtator 2021 Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Albert Prenkaj, ka pritur të takim zyrtar drejtoreshën e Departamentit për Euroazi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, ambasadoren Anna Ifkovits Horner. 

Ambasadori Prenkaj dhe ambasadorja Ifkovits Horner, që në këtë takim shoqëroheshin nga delegacionet e të dyja ministrive, vlerësuan marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Zvicrës dhe diskutuan për potencialet dhe mundësitë reale për thellimin e bashkëpunimit të gjithmbarshëm mes dy vendeve. 

Drejtori i Përgjithshëm, z.Prenkaj tha se Kosova i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Zvicrën, si vend mik dhe si një nga donatorët më të mëdhenj në mbështetje të projekteve në Kosovë. Me këtë rast u vlerësua si pozitive rritja progresive e bashkëpunimit ekonomik, por njëherësh u theksua nevoja për të shtuar përpjekjet për krijimin e parakushteve për tërheqjen e më shumë investitorëve zviceranë në Kosovë. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbajë  konsultime të rregullta politike me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Konfederatë e Zvicrës, me synim të thellimit dhe zgjerimit të bashkepunimit në të gjitha sferat me interes për qytetarët e të dyja vendeve.


 

Foto Galeria