4481 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney


New York, 22 shtator 2021-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, takuan sot në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney.

Presidentja Osmani e falënderoi ministrin e Irlandës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.


“Suksesi i Kosovës është sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe aleatëve tanë. Tani ne duam të hapim kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, tha presidentja Osmani.
Ajo theksoi se shpreson që Irlanda si përkrahëse e arritjeve të Kosovës, do të vazhdojë të jetë zë përkrahës për Kosovën në institucione ndërkombëtare, në të cilat ne nuk jemi ende të pranishëm, si dhe do të ndihmojë Kosovën në perspektivën e saj euroatlantike.

Presidentja e njoftoi ministrin Coveney edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se Kosova ka qenë vazhdimisht palë konstruktive në këtë proces, madje ka dhënë shumë propozime konstruktive, për çështje të ndryshme. 

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ndërkaq, foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare dhe shprehu kërkesën e saj për përkrahjen e Irlandës për këtë çështje.

Foto Galeria