4485 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla takon homologun nga Singapori


Në vazhdën e takimeve bilaterale në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, z. Vivian Balakrishnan.

Gjatë këtij takimi kryedipomatët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve.

Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Singaporin dhe për të shkëmbyer përvoja në sektorë të ndryshëm, e sidomos në atë të teknologjisë së informacionit. “Ne jemi vendi me popullsinë më të re në Evropë. Rinia jonë është shumë e orientuar kah sektori i IT-së. Shkëmbimet në këtë fushë do të ishin mundësi shumë e mirë për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shtuar ajo më tej.

Nga ana e tij, ministri Balakrishnan shprehur gatishmëri për bashkëpunim dypalësh dhe gjithashtu ripërsëriti qëndrimin përkrahës të shtetit të tij karshi Kosovës.
 

Foto Galeria