4487 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla takon ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Bangladeshit


Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla, është takuar sot me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Bangladeshit, z. Shahriar Alam.

Së bashku i vlerësuan të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve dhe biseduan për mundësi të thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

Në fokus kishin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dhe krijimin e mundësive për komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve për bashkëpunim. 
Gërvalla ka theksuar se prioritet i Qeverisë së Kosovës, përveç forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është tërheqja e investitorëve të huaj dhe hapja e vendeve të reja të punës dhe për këtë e ka njoftuar ministrin Alam se Kosova ofron një ambient tejet të favorshëm për të bërë biznes. 

“Investitorët përveç se kanë në favor sistemin e taksave, ne po ashtu kemi një fuqi punëtore të përgatitur dhe mbi të gjitha jemi një vend me një pozitë tejet të përshtatshme gjeografike. Këto dhe shumë elemente të tjera e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm dhe të sigurt për investitorët”, ka shtuar më tej ajo.

Nga ana e tij, ministri Alam ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dypalësh dhe gjithashtu ka theksuar se Bangladeshi do ta vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës.

Foto Galeria