4494 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Fuqizohet marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë - Maqedoni e Veriut


Prishtinë, 1 tetor 2021 – Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë fuqizuar marrëveshjen për bashkëpunim ndërkufitar.  

Marrëveshja Financiare Trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA, është financuar nga Bashkimi Evropian. 

Hyrja në fuqi e saj është bërë pas përfundimit të të gjitha procedurave ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë ratifikuar marrëveshjen e sipër përmendur, dhe e njëjta është publikuar te Gazeta Zyrtare, në linkun në vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=44138   
 

Foto Galeria