4508 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Gashi merr pjesë në Konferencën Vienna Migration 2021

Vjenë, 22 tetor 2021 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi mori pjesë në Vienna Migration Conference 2021,  e organizuar nga ICMPD.

Kjo konferencë dy ditore intensive përfshiu biseda të gjera mbi riimagjinimin e partneriteteve të migracionit, duke përdorur mjetet që tashmë janë në dispozicion, duke lidhur politikat e brendshme dhe të jashtme, për të ndihmuar në rimëkëmbjen globale pas pandemisë.

Zëvendësministrja Gashi ka vënë në pah që pikë tjetër e kësaj konference ishte edhe roli i diplomacisë së migracionit.

Në margjina të kësaj konference zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar edhe takime të ndara me drejtorin për Dialog të Migrimit dhe Bashkëpunim, z. Martijn Pluim dhe drejtorin për Rajonin e Ballkanit Përendimor dhe Turqinë, Tamer Kiliç si dhe me drejtorin për Iniciativa Globale, Oleg Chirita.

Foto Galeria