4509 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Gashi takon përfaqësuesit e shoqatave dhe profesionistëve të diasporës në Vjenë

Vjenë, 22 tetor 2021 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Liza Gashi, gjatë vizitës së saj  në Vjenë ka zhvilluar dy takime të ndara me përfaqësues të shoqatave dhe profesionistëve të diasporës shqiptare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë.

Zëvendësministrja Gashi duke i falënderuar për punën që këta përfaqësues të shoqatave dhe profesionistëve bëjnë ndër vite, ka thënë se është shumë i rëndësishëm krijimi i urave të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushën e investimeve, arsimit dhe inovacionit në Kosovë.

Fokus të madh gjatë këtij bashkëbisedimi mori tema për krijimin e mekanizmave më të mirë të organizimit të diasporës dhe  përkrahja e më shumë aktiviteteve kulturore që ka për qëllim integrimin, por jo asimilimin e diasporës.

Ndërkaq përfund znj. Gashi ka theksuar se si qeveri janë shumë të interesuar që të krijojnë kushte për kthimin e potencialit në të mirë të Kosovës.

Foto Galeria