4529 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gërvalla takon ambasadorin e Austrisë dhe Çekisë, flasin për bashkëpunim në fushën e integrimit evropian

Prishtinë, 11 nëntor 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të përbashkët ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z.Christoph Weidinger dhe udhëheqësin e Misionit të Republikës së Çekisë në Kosovë, z.Pavel Bílek.

Ky takim vjen si vazhdimësi e iniciativës së grupit trepalësh Austri, Çeki dhe Sllovaki për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në politikat, programet dhe aktivitetet e Bashkimit Evropian (BE), në mënyrë që të avancojnë në rrugën drejt integrimit evropian.

Palët diskutuan lidhur me fushat në të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për mbështetje më të madhe nga BE-ja. Në këtë kontekst u përmendën procese dhe projekte që u sjellin përfitime direkte qytetarëve siç është lëvizja pa viza në rajon, agjenda e gjelbër, transporti, inovacioni, programet për të rinj, arsimi dhe programet për shkëmbime, komunikimi strategjik, siguria dhe stabiliteti në rajon e shumë fusha të tjera.

Ministrja Gërvalla shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të qenë pjesë aktive në iniciativat që i trajtojnë si të barabarta vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është e përfshirë BE-ja dhe nga të cilat përfitojnë qytetarët.

Foto Galeria