4545 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, znj. Benedejčič

Prishtinë, 8 dhjetor 2021 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti sot ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, znj. Minca Benedejčič.

Në këtë takim u vlerësuan lartë raportet e shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Më saktësisht, u diskutua mbi marrëveshjet tashmë të dakorduara mes palëve, dhe mbi ato të cilat janë ende në procedurë të shqyrtimit.

Sllovenia është një vend që ka prani të konsiderueshme ekonomike dhe tregtare në tregun e Republikës së Kosovës. Megjithatë, zëvendësministri Ahmeti ftoi ambasadoren Benedejčič që së bashku të angazhohen për ngritjen e mëtutjeshme të investimeve sllovene në Kosovë, si dhe për krijimin mundësive për qasje edhe më të lehtë të prodhuesve të Kosovës në tregun slloven.

Në rrafshin multilateral, zëvendësministri Ahmeti i kërkoi ambasadores sllovene, si përfaqësuese e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian, mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe angazhim më të madh, e më të shpejtë të BE-së për integrimin e rajonit në këtë organizatë.

Palët së bashku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit edhe në organizata të tjera ndërkombëtare dhe shkëmbimin e përvojave mes diplomatëve të shërbimeve të jashtme të të dyja vendeve.

Foto Galeria