Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

INVEST IN KOSOVA

Ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar,  në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim  në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka.

Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. 

/

10 Arsye për të investuar
në Republikën e Kosovës

Popullsia më e re në Evropë
Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me 70 përqind të popullsisë nën moshën 35 vjecare. Gjuha Shqipe dhe gjuha Serbe janë gjuhë zyrtare deri sa gjuha Angleze dhe ajo Gjermane përdoret shumë shpesh nga banorët. Gjashtë universitete publike dhe shumë institucione private të arsimit të lartë (rreth 40000 studentë) janë duke ndikuar në krijimin e një gjeneratë të edukuar mirë dhe shumë dinamike. Shumë Kosovar që kanë jetuar dhe studiuar jasht vendit janë duke shërbyer si urë lidhëse ndërmjet kulturave perëndimore dhe garantojnë suksesin e ndërmarrjeve të operatorëve të huaj në Kosovë.
Disponueshmëri e lartë e shkathtësive dhe kosto e ulët
Kostoja mesatare e punës në Kosovë është rreth 446 euro. Pagat në Kosovë nuk janë të ngarkuara me contribute të kushtueshme sociale, ndryshe nga vendet e rajonit. Rreth 300000 punëkërkues ekzistues dhe përafërsisht 20,000 punëkërkues të rinj në treg cdo vit (prej të cilëve 8,000 të diplomuar), garantojnë shkathtësi për pothuajse të gjitha profilet që kërkohen. Cdo ndërmarrës ndërkombëtar që ka vizituar Kosovën do të konfirmojë për frymën e jashtzakonshme dinamike dhe sipërmarrëse të Kosovarëve.
EURO është valuta zyrtare
Euro është valuta zyrtare e Kosovës kësisoji, investitorët nuk janë subjekt i rreziqeve që shkaktohen nga shkëmbimet e valutës. Euro siguron përparësi të jashtzakonshme për vendin krahasuar me vendet tjera në rajon, duke e bërë Kosovës më atraktive për investime të huaja duke u siguruar për stabilitet financiar dhe makroekonomik.
Çasje e lirë në tregjet e BE, SHBA dhe CEFTA
Kosova sjellë tri përfitime kryesore nga liberalizimi i tregut duke filluar me mundësitë e përmirësuara të eksportit, mjedis më të mirë të investimit dhe marrdhënie stabile me fqinjtë. Eksportuesit përfitojnë nga casja e lirë në tregje me mbi 500 milion konsumatorë. Kosova është anëtare e CEFTA dhe përfiton nga casja e lirë në tregun e BE-së përmes regjimit ATP të BE-së. Mallrat Kosovare kanë trajtim preferencial në tregun e SHBA-ve dhe në BE përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (SAA).
Barrë e ulët tatimore
Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë tatimor. Zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Barra tatimore është shumë e ulët: Tatimi progresiv mbi të hyrat personale në më së shumti 10 përqind; Vlerë standarde të TVSH-së 18%; në mallrat bazike 8%; në shërbimet bazike dhe shërbime tjera, përfshirë edhe shërbimet shëndetësore dhe të arsimit 0%; Tatimi mbi të hyrat korporative 10%;
Mjedis stabil politik
Pavarësia e Kosovës ka shënuar fundin e një periudhe të gjatë të pasigurisë ekonomike dhe politike. Përvec që ka ndikuar në stabilitetin politik për gjithë rajonin, ky akt ka ndikuar edhe në perspektivën e vendit drejt zhvillimit rajonal ekonomik dhe integrimit Evropian. Deri më tani, Kosova është njohur nga kombet më të fuqishme në botë dhe është anëtarësuar në institucione të rëndësishme ndërkombëtare sikurse IMF dhe Banka Botërore. Prania ndërkombëtare në Kosovë e fuqizon procesin e stabilizimit dhe sundimit të ligjit si dhe sjellë siguri juridike për të gjitha investimet e huaja.
Legjislacion në pajtim me atë të BE-së
Nga viti 1999, sistemi ligjor në Kosovë është ri-ndërtuar dhe tani është në përputhshmëri të plotë me kornizën ligjore të BE-së. Investitorët e huaj gëzojnë trajtim kombëtar, mbrojtje kundër shpronësimit dhe nacionalizimit. Riatdhesimi i fitimeve dhe transferimi i kapitalit të investuar është i lirë dhe i pakufizuar. Të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë janë publike dhe në gjuhën angleze. Kësisoji, korniza ligjore në Kosovë është ndër më transparentet në rajon.
Lokacioni strategjik dhe infrastruktura në ndërtim
E vendosur në zemër të Ballkanit, kryeqyteti i Kosovës Prishtina është rreth 1 orë larg vozitje nga të gjitha vendet fqinje. Autostrada ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe ajo që lidh Kosovën me Maqedoninë tani më kanë përfunduar. Projektet e rëndësishme infrastrukturore përfshijnë edhe ndërtimin e autostradës në drejtim të Serbisë. Koha e vozitjes për tek porti detar i Shqipërisë i vendosur në Durrës është vetëm tri orë, deri sa për në Selanik – katër orë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mirëmban lidhje të rregullta me të gjitha vendet madhore në Evropë.
Sistem i sigurtë i bankimit
Sektori financiar i Kosovës është ndërtuar prej fillimit. Të gjitha institucionet financiare në Kosovë janë private dhe janë stabile, përkundër krizave financiare. Në Kosovë ka mbi dhjetë banka të licensuara dhe dy skema pensionale. Përvec këtyre, në Kosovë ka 18 institucione mikrofinanciare dhe 15 kompani të sigurimit. Tetë nga dhjetë bankat në Kosovë janë në pronësi të huaj.
Mundësi të mira të investimit
Kosova njifet si vend me shumë burime natyrale dhe hapësira të mundshme për aktivitete bujqësore. Sektorët si ai i bujqësisë, procesimit të mallërave dhe drurit, ndërtimit, tekstilit, IT, komponenteve të automjeteve, energjisë dhe të minierave, ofrojnë mundësi të pafunda për investitorët e huaj.

Po kërkoni diçka tjetër?

Search

Kontakti i përgjithshëm