Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Programi

Lokacionet

Përzgjidh gjuhën e faqes:

Rreth Javës së Kulturës së Kosovës

Java e Kulturës së Kosovës jashtë vendit është iniciativë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), me qëllim të shpërfaqjes së talentit dhe potencialit artistik të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Duke promovuar identitetin kulturor të Kosovës jashtë vendit, synon t'i forcojë lidhjet ndërmjet artistëve nga Kosova, diaspora dhe atyre në vendet pritëse.

Java e parë e kulturës së Kosovës jashtë vendit do të mbahet në Portugali, nga 19 marsi deri më 24 mars 2023. Gjatë pesë ditëve, përmes ngjarjeve kulturore, publiku portugez do të ketë rastin të njihet me artin e larmishëm dhe me identitetin e pasur kulturor të Kosovës. Ngjarjet, të cilat janë planifikuar të zhvillohen në Lisbonë, Bragë dhe Porto, do të përfshijnë një gamë të gjerë të formave të artit, duke filluar nga muzikë, filmi, artet pamore, librat e deri tek gastronomia. Objektivi ynë është t'i ofrojmë publikut portugez një përvojë të veçantë: të shijojë pasurinë dhe larminë e skenës kulturore dhe artistike të Kosovës.

Ne i ftojmë përzemërsisht të gjithë të na bashkohen në festimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës gjatë Javës së Kulturës së Kosovës jashtë vendit. Kjo ngjarje kulturore zotohet të jetë një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme që nxjerr në pah talentin artistik dhe identitetin kulturor të Kosovës. Arti ka fuqinë t'i bashkojë njerëzit, të nxitë mirëkuptimin dhe bashkëndjesinë, si dhe të promovojë paqen dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Besojmë se kjo ngjarje do të rezultojë me forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve, për të hapur rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm.


Eventet

Lansimi i Javës së Kulturës


E DIEL, 19 MARS, 2023, 19:00 – 22:15

Lokacioni: Ambasada e Republikës së Kosovës në Lizbonë

Koncerti i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës


E HËNË, 20 MARS, 2023, 19:00 – 21:30

Lokacioni: Qendra Kulturore e Belemit - Centro Cultural de Belém

Shfaqja e filmit nga Kosova “Hive"


E MARTË, 21 MARS, 2023, 18:30

Lokacioni: Ideal Cinema

Koncerti i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës


E MËRKURE, 23 MARS, 2023, 21:30

Lokacioni: Katedralja e Bragës

Kosova Wine Tasting


E MËRKURE, 23 MARS, 2023, 18:00 - 20:00

Lokacioni: Niepoort Vinhos S.a.

Partnerët