Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua edhe në Budapest

Ndaje këtë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesin e shumë të pranishmëve, përfshirë korin diplomatik, përfaqësues të autoriteteve vendore, të partive politike dhe të organizatave e agjencive të ndryshme të Hungarisë, ambasadorja Gjeneza Budima, tha se “Hungaria ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008. Po atë vit, në qershor, u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Populli i Kosovës do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës Hungarisë që është me ne dhe pranë nesh, në kohë të vështira dhe në ditët e sotme. Jam e përulur që në këtë përvjetor është krijuar binjakëzimi i parë i qyteteve Kosovë-Hungari, në mes të qytetit të Pejës dhe qytetit të Eger. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona dypalëshe në fusha të ndryshme është angazhimi dhe aspirata jonë!

Kosova është një histori suksesi! E ardhmja jonë është e ndritshme! Popullata jonë e re e talentuar dhe frymëzuese e orientuar nga perëndimi është dhe do të kontribuojë në prosperitetin brenda dhe jashtë vendit”.

Progresi i Republikës së Kosovës shënuar sidomos në luftën kundër korrupsionit është theksuar si sukses i jashtëzakonshëm.

#Kosova15 pasqyron vullnetin, kontributin dhe punën e secilit qytetar të Kosovës për fuqizimin e shtetit.

Mbrëmja u pasurua edhe më shumë me perfomancën e kantautorit Diar Aliu. Ndërsa verërat e Bodrumit të vjetër dhe Ekovera e verarisë Muja, si dhe ushqimi tradicional u vlerësuan lartë nga të pranishmit.

Lajmet e tjera

|